Albion Marku ka qënë një nga protagonistët e sfidës së sotme mes Laçit dhe Vllaznisë, që rihapi kampionatin me fitoren e kurbinasve. Pas sfidës, duke folur për “SuperSport” ai tha se kurbinasit kishin bindjen se do të fitonin këtë sfidë, pasi dinin se Vllaznia nuk është më aq e freskët fizikisht.
“Trajneri na erdhi në pushim, na motivoi që të luanim me atë ritëm edhe në vijim. E dinim që ekipi kundërshtar nuk është në të njëjtën lartësi në aspektin fizik me ne dhe e dinim që do ta kapnim në pjesën e dytë.
Ndjehem shumë mirë se të gjithë na afrojnë, djemtë janë të mirë dhe stafi gjithashtu. Me këtë skemë jam përshtatur se bëj edhe unë pjesën e sulmit.
Rasti i Herald Markut? Të them të drejtën Isaevski po vazhdonte drejt topit dhe nuk pashë Markun që po binte. Kur kishte përfunduar aksioni, pashë që Marku ishte në tokë”, tha Albion Marku. /vipsport/