Bravo Vllaznia qe po kryeson bindshem kampionatin, megjithese javet e fundit nuk po bind ne fushe. Kurse sot humbi ne Shkoder.

E pashe ndeshjen dhe sinqerisht, me teper se humbja me lendoi fakti se ekipi duket i Shkodres nga uniforma e famshme kuq e blu qe mban, se sa nga perberja.

Dy shkodrane ne fushe jane pak qe Vllaznia te quhet e Shkodres. Kete duhet ta kene parsysh drejtuesit e Klubit, paçka se eshte nje fenomen qe prek jo vetem Vllaznine, por shumicen e kampionatit te gjymtuar shqiptar.

Por ne veçanti Vllaznia, Tirana, Partizani e Flamurtari bartin shume histori, tradite e sukses dhe prandaj duhet te mbesin edhe bartese te vlerave me te mira te metropoleve qe perfaqesojne jo vetem nga bluzat qe te huajt veshin qe te duken ne fushe si shkodrane, tiranas e vlonjate.

Por ne radhe te pare nga rinia, djelmoshat e dale nga gjiri i ketyre qyteteve turbina te futbollit qe nuk kane nevoje te tjetersohen deri ne mosperfaqesim ne Klubin dhe ekipin e dashur te tyre, te baballareve dhe gjysherve te vet te cilet i themeluan dhe ngriten lart keto shoqata sportive-kudhra te kultures se trevave ne fjale.