Sfida mes Liverpulit dhe Mançester Sitit në këtë fundjavë po përjetohet më e ndezur se kurrë. Duket se te dy palët ka filluar të ndjehet trysnia e një lufte për titullin kampion që është më e hapur se kurrë dhe nuk lejohen hapat fals.

Ndaj Klop e Guardiola, të cilët në të kaluarën kishin vetëm komplimente për njëri-tjetrin, këtë radhë nuk kanë shmangur dot shkëndijat.

I pari e nisi Klop, i cili në konferencën e tij për shtyp theksoi se Mançester Siti kishte pasur kalendairn në favor, pasi kishte bërë edhe javë pushim, për shkak të COVID-19. “Nuk kemi pasur asnjë periudhë pushimi, mendoj se Siti kishte një pauzë prej dy javësh për shkak të COVID-19.

Është me të vërtetë e vështirë, është një vit i vështirë, një sezon i vështirë. E di që për disa skuadra ky është një problem i vogël, por për ne është e vështirë”, tha Klop para gazeatëve.

Nuk vonoi përgjigja nga spanjolli Mançester Sitit. “Mendoj se është gabuar, mendoj se ishin 2 ose 3 muaj. Ose 4. Ndaj jemi mes katër skuadrave të para. Jurgen duhet të kontrollojë më mirë kalendarin. U goditëm nga COVID-19, pastaj ishim të ndalur një javë dhe shkuam të luanim në Londër me 14 futbollistë.

Ndaj u gabua. Do të jenë 2, 3 ose 4 javë. Nesër, kur të takoj Jurgen, do ia them me saktësi sa ishin. Jam i çuditur. Nuk mendoja se Jurgen ishte ai tip trajneri si shumë të tjerë.

Nuk e prisja një koment të tillë, me siguri është gabuar. Nëse sheh kalendarin edhe një herë do ta kuptojë që nuk ishin dy javë, por dy muaj”, ishte ironia e Guardiolës. /vipsport.al/