Marrëveshje e çmendur. Real Madrid dhe Adidas kanë zyrtarizuar sot në mbrëmje marrëveshjen për të shtyrë edhe më tej bashkëpunimin mes tyre deri në qershor të vitit 2028. Sipas mediave spanjolle, bëhet fjalë për një marrëveshje që do të mbushë arkat e skuadrës “merengues” me 120 milionë euro në sezon.
Një shifër rekord në nivel botëror, që i jep mundësi klubit spanjoll që të përforcojë skuadrën në merkaton e verës. “Real dhe Adidas kanë rënë dakord që të mos i zbulojnë detajet e marrëveshjes”, thuhet në komunikatën e përbashkët.
Marrëveshja mes palëve ka filluar që në vitin 1998 dhe që nga ajo kohë klubi spanjoll ka fituar 6 Champions League, 6 FIFA World Cup, 4 herë Superkupën e Europës, 6 kampionate, 5 Superkupa të Spanjës dhe 2 Kupa të Mbretit.
“Objektivi në sezonet që vijojnë do të jetë që skuadra të qëndrojë në vendin e parë në botë. Fanella e re do të prezantohet në fund të majit. Jemi të bindur se së bashku me Adidas do të vazhdojmë të përjetojmë suksese në mëdha edhe në vitet që pasojnë”, tha Florentino Perez, presidenti i Real Madrid./telesport/