Teuta-Kastrioti 2-0 Lorenzo Vila 45′, Oshafi 66′

Teuta ka marrë tre pikë me shumë vlera ndaj Kastriotit.

Durrsakët kaluan në avantazh me anë të Lorenzo Vilas në minutën e 45. Goli i dytë i takimit erdhi nga Oshafi në të 68, teksa pas pasimit të marrë nga Lorenzo Vila, nuk e kishte të vështirë për të gjetur rrjetën.

Kështu ndeshja u mbyll me shifrat 2-0 dhe Martini e kthen Teutën në rrugën e duhur.

Durrsakët grumbullojnë tre pikë të tjera dhe janë shumë pranë daljes nga zona e ftohtë pas sezonit që dukej se po shkonte si mos më keq.