Barcelona ka arritur të mundë Boka Xhuniorsin me rezultatin 3-0 në miqësoren e luajtur në “Camp Nou’, aty ku katalanasit kanë treguar se janë pretendent kryesor për të fituar titullin kampion në Spanjë këtë vit.

Goli i parë i ndeshjes u shënua nga lojtari i cili erdhi me më shumë polemika te Barcelona, nga braziliani Malkom në minutën e 18, duke shënuar në këtë mënyrë edhe golin e tij të dytë me fanellën “Blaugrana” pas atij ndaj Romës.

Në minutën e 39, Mesi ka dyfishuar shifrat, ndërkohë që me fillimin e pjesës së dytë, të dyja skuadrat kanë kryer disa zëvendësime.

Në minutën e 67, ka qenë radha e Rafinjas për të shënuar një supergol, duke vulosur edhe fitoren e Barcelonës me shifrat 3-0.

Me atë gol të shënuar, Rafinja duket se ka dashur t’iu dërgojë një mesazh si tifozëve, ashtu edhe drejtuesve të Interit që të kthejnë sytë nga ai, duke qenë se Modriç është një pistë e vështirë dhe se braziliani po kalon një formë të mirë. /Vipsport/