Tuesday, February 10, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREMbappe: Po pres që Messi të kthehet, festimet e Argjentinës nuk janë...

Mbappe: Po pres që Messi të kthehet, festimet e Argjentinës nuk janë problemi im

Kylian Mbappe, sulmuesi i PSG-së që mbrëmë siguroi fitoren e skuadrës së tij në rikthimin në fushë pas Kupës së Botës, foli pas ndeshjes duke iu përgjigjur pyetjes për festimet e argjentinasve pas fitimit të trofeuts, në të cilën u përfshi edhe ai si objekt talleje.

“Kam folur me Messin pas ndeshjes, e përgëzova sepse kishte arritur atë që kishte kërkuar gjithë jetën.

Festat e Argjentinës nuk janë problemi im, nuk harxhoj energji për gjëra kaq të parëndësishme.

Ajo që është me të vërtetë e rëndësishme për mua është të jap maksimumin tim, tani po pres që Leo të kthehet për të fituar ndeshjet dhe për të shënuar gola”, është shprehur ylli francez.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments