Mbjellja e barit të ri në stadiumin “Loro Boriçi” ka shkuar në mënyrën e duhur dhe siç e shikoni edhe nga fotoja e bërë mëngjesin e sotëm, ai tashmë ka mbirë dhe po merr formën dhe ngjyrën e duhur. Natyrisht që ky proces ka shkuar në mënyrën e duhur pasi është ndihmuar edhe moti shumë i mirë që ka mbajtur gjatë këtyre ditëve.

Sipas specialistëve përkatës, bari i ri duhet lagur tre herë në ditë dhe kjo gjë po bëhet në mënyrën e duhur por sakaq, pavarësisht këtyre punimeve, është e sigurtë se fusha nuk do të jetë gati për ndeshjen e kësaj fundjave ndaj Skënderbeut. Për këtë arsye, Vllaznisë i duhet të gjejë fushë tjetër për zhvillimin e kësaj ndeshje. Por ndërkohë, i gjithë problemi është tek ndeshja e javës tjetër, e para e fazës së dytë të kampionatit, ajo ndaj Lushnjes e cila do të luhet përsëri në Shkodër. Nuk mund të thuhet me siguri nëse do të bëhet stadiumi gati për këtë ndeshje por dëshira është e madhe për të luajtur në “Loro Boriçi”.
© shkodrasport.com