Mbrojtesi shkodran Kevin Haveri nga dita e sotme eshte bere pjese e ekipit Rimini FC qe militon ne Seria D te futbollit italian.

Ne kete menyre, 20 vjeçari do te nise nje eksperience te re me kete skuader, ku duhet thene se e kane pritur shume mire.

Lajmin per kete transferim e ka dhene vete zyra e shtypit e Rimini FC teksa shkruan: “Rimini Calcio njofton se ka fituar të drejtën për performancën sportive të futbollistit Kevin Haveri.

I lindur në Shkoder (Shqipëri) më 18 shtator 2001 (191 cm – 86 kg), Haveri është një mbrojtës i majtë fizikisht imponues, i fortë në kokë dhe me një prirje të madhe ofensive.

Para se të vishej si bardhekuq, ai vishte fanellën e Mantove, duke fituar një kampionat të Serie D me te, e pastaj ka luajtur edhe me Campodarsego. Haveri njekohesisht ka qene pjese e kombetares U17 dhe U19 te Shqiperise”./SHKODRA-SPORT.COM/