Tek Veleçiku kane nisur pergatitjet per sezonin e ri. Nen drejtimin e trajnerit Dritan Smajli, skuadra koplikase ka zbritur ne fushe per te filluar stervitjet, por nga ana tjeter, drejtuesit e klubit kane vijuar me procesin e firmosjes se kontratave te reja.
Nje proces mese normal sepse lojtaret duan te jene te qete ne punen e tyre. Dhe puna e pare qe kane bere drejtuesit ka qene rinovimi me disa prej lojtareve qe kane qene pjese e rendesishme e skuadres gjate sezonit te kaluar.
Njeri prej tyre ka qene pikerisht mbrojtesi Wesli Çomo. Mbrojtesi shtatelarte ka qene edhe sezonin e kaluar pjese e Veleçikut dhe ka mbetur shume i kenaqur nga pritja e bere dhe ambjenti qe e ka rrethuar dhe pikerisht per kete arsye, ka zgjedhur te qendroje edhe per nje vit tjeter ne Koplik.
Nga sa mesohet, per 20 vjeçarin kane qene te interesuar edhe ekipe te tjera, megjithate te pakten per fazen e pare do te vazhdoje te jete pjese e Veleçikut. Synimi i tij i pare eshte te binde trajnerin Smajli per aftesite qe ka dhe per te kerkuar nje vend titullari ne formacion.
Skuadra mendohet te jete edhe ne sezonin e ri pretendente per ngjitjen ne kategorine e pare dhe kjo do te thote se do te kete shume lojtare cilesore ne rradhet e saj. Kjo do ta shtoje edhe konkurrencen por Çomos i pelqen kjo gje dhe prandaj ka perveshur menget per t’u stervitur mire dhe per te qene gati kur ta therrase ne apel trajneri./SHKODRA-SPORT.COM/