Një shqiptar vjen dhe një tjetër ikën. Interi transferoi pak ditë më parë mesfushorin Kristjan Asllani nga Empoli, por një tjetër shqiptar, Andi Hoti po përgatitet të lërë zikaltrit.

Qendërmbrojtësi 19-vjeçar që luan me Shpresat e Kosovës është shumë pranë kalimit në huazim te skuadra e dytë e Eintracht Frankfurt, që militon më ligën e tretë gjermane.

Mediat pranë klubit zikaltër zbulojnë se palët janë shumë pranë marrëveshjes, me Hotin që pritet të transferohet në huazim me të drejtë blerjeje në klubin gjerman.

Andi Hoti numëron 29 ndeshje me të rinjtë e Interit këtë sezon dhe ështs stërvitur disa herë edhe nën urdhrat e Simone Inzaghit, ndërsa me shpresat e Kosovës numëron 9 ndeshje prej shtatorit të 2021-shit.