Kukësi ka bërë një tjetër afrim në merkaton e verës. Këtë herë klubi verilindor ka firmosur me 20-vjeçarin Françesko Hasaj.
Ai ka nënshkruar një kontratë tre vjeçare me Kukësin, ndërsa së fundmi është aktivizuar në Kategorinë e Dytë me Turbinën. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kukësi me anë të një postimi në rrjetet sociale.
“Futboll Klub Kukesi njofton se mesfushori Françesko Hasaj është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 20-vjeçar ka firmosur me klubin tonë për 3 sezonet e ardhshme, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.
Hasaj vjen te Kukësi nga Kategoria e Parë, duke qenë se sezonin e fundit ishte pjesë e skuadrës së Turbinës, duke spikatur me këtë ekip. Klubi ynë ka gjetur akordin me klubin e Turbinës për transferimin e 20-vjeçarit te Kukësi.
Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje mesfushorit Hasaj dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Mirë se vjen Françesko Hasaj!”