Eshte mbyllur me sukses mbremjen e djeshme “Fists of Fire” 2, aktiviteti me i madh dhe me i bukuri i zhvilluar deri me tani per boksin ne vendin tone. Gjithçka fale organizimit perfekt te promotoreve Mondi e Gjovalin Ndou dhe Melser Abdylit te cilet kishin investuar shume per te bere kete aktivitet ne qytetin e tyre te lindjes ne bashkepunim edhe me Bashkine e ketij qyteti.

Tete ndeshjet e kesaj mbremje kane dhuruar shume emocione per te pranishmit e shumte qe kishin mbushur pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Nuk kane munguar te jene prezent edhe kryebashkiaku Benet Beci, presidenti i KOKSH Fidel Ylli, presidenti i Federates Shqiptare te Boksit Florend Kalivopulli, deputetet e parlamentit shqiptar Greta Bardeli, Tomor Alizoti e Paulin Sterkaj si dhe te tjere personalite.

Sa i takon ndeshjeve, ajo qe ka hapur siparin e kesaj mbremje ka qene perballja e Rexhildo Zenelit me gjeorgjianin Vladiemr Janezashvili e cila u fitua nga boksieri i njohur vlonjat. Me pas seria e fitoreve te boksiereve tane ka vijuar me triumfin e Ani Haxhillarit ndaj Java Memisishi.

Ne ndeshjen e trete ne ring eshte ngjitur shkodrani Bekim Vjerdha ne te paren ndeshje te tij ne boksin profesionist teksa ka triumfuar per terheqje te kundershtarit, pikerisht te Aleksandar Kuvac. Seria e fitoreve te boksireve tane ka vijuar me ate te shkodranit tjeter Senad Drini ndaj Nkululeko Mhlongo.

Edhe Gelian Rajku ka qene i suksesshem duke arritur fitoren ndaj Kabilu Towolawi duke i lene me pas vendin tre ndeshjeve te fundit per tituj te rendesishem ku nder ta i pari qe eshte ngjitur ne ring ka qene shkodrani Arjon Kajoshi. Ai eshte ndeshur me Orien Padilla duke e detyruar te terhiqet para kohe dhe si rrjedhoje Kajoshi ka merituar titullin “World Super Middle” te federate Boterore WBF.

Nderkohe shkodrani i mirenjohur Nelson Hysa ka mbrojtur titullin “WBF Intercontinental” duke triumfuar ndaj Lukas Ndafoluma. Ndeshja permbyllese e kesaj mbremje ka qene ajo e dy boksiereve te huaja, gjermanes Ikram Kerwat dhe kolumbianes Diana Ayalab. Pas nje lufte te forte sportive me 10 raunde, me pike ka triumfuar Kerwat duke marre titullin e “WBF Title”.
Gjergj KOLA