Eshte mbyllur ne barazim 0-0 pjesa e pare e ndeshjes ne mes Laçit dhe Vllaznise, ndeshje kjo qe po luhet ne stadiumin e qytetit te Laçit dhe eshte e vlefshme per javen e 19-te te kategorise superiore. Ne kete pjese kemi patur edhe nje gol te shenuar nga Vllaznia, por te anulluar nga VAR.

Ndeshja nisi me mire per vendasit dhe ne minuten e 4-te traversa shpëton Vllazninë. Pas kombinimit Deliu-Guindo, ky i fundit godet bukur brenda zonës, por sfera stampohet në traversën e Zogoviç.

Megjithate edhe Vllaznia u mundua te perballet denjesisht me vendasit dhe ne 2-3 momente kane dale rrezikshem para portes se mbrojtur nga Dajsinani.

Rastin me te mire e ka patur Latifi ne minuten e 17-te. Hakaj ben gjithçka mire ne krahun e majte, fut nje top ne zone aty ku Latifi gjuan menjehere me te djathten dhe topi kalon ngjitur me traversen.

Ne minuten e 26-te Djurdjevic i shmanget mbrojtjes, shmang edhe portierin dhe shenon. Hamiti fillimisht e konsideron gol te rregullt por me pas merr nje sinjalizim nga sistemi VAR dhe pasi e sheh vete, vendos per ta anulluar ate.

Edhe ne minutat e mbetura deri ne fundin e pjeses se pare, Vllaznia luan mire, mundohet te jete e kujdesshme ne mesfushe e mbrojtje duke mos i lene hapesira kundershtarit, por nderkohe me ane te sulmeve te saj te shpejta ve ne veshtiresi skuadren vendase.

LAÇI- VLLAZNIA 0-0

LAÇI: Dajsinani, Roganoviç, Velkovski, Malota, Ziko, Qato, Deliu, Ujka, Adeleke, Mazrekaj, Guindo.

VLLAZNIA: Zogoviç, Gurishta, Dianje, Hakaj, Bulatoviç, Krymi, Jonuzi, Da Silva, Mustedanagiç, Latifi, Gjurgjeviç.