Ne barazim 1-1 eshte mbyllur pjesa e pare e ndeshjes qe po luhet ne stadiumin “Loro Boriçi” ne mes Vllaznise dhe Bylisit. Nje takim interesant me raste per te dy ekipet.

Por perveç tyre, ka patur edhe nje moment paniku ne minuten e 18-te. Mesfushori i Bylisit Andi Hadroj pas nje perplasje me Herald Markun, ka kaluar nje gjendje te veshtire teksa i ka hyre gjuha ne fyt dhe kjo ka shkaktuar nje panik te madh tek futbollistet ballshiote.

Dikush kerkonte ambulancen, te tjere mjeket e Vllaznise dhe ne fakt keta te fundit, Çoba e Haxhaja kane nderhyre menjehere duke normalizuar çdo gje dhe Hadroj e ka marre veten.

Megjithate, ai nuk e ka vazhduar me lojen dhe per rrjedhoje eshte larguar me barrele nga fusha e lojes duke iu drejtuar dhomave te zhveshjes.

Megjithate presidenti Kapllani ka kerkuar qe kerkuar qe lojtari per siguri te dergohej ne ambjentet e spitalit te Shkodres dhe keshtu ka ndodhur. Megjithate e rendesishme eshte qe gjendja e lojtarit eshte e mire.

Sa i takon lojes, ne fillim kane shenuar ballshiote me 11-metersh me ane te Mellugjes ne minuten e 13-te ndersa ka barazuar Gurishta ne minuten e 23-te. Ka patur edhe raste te tjera shenimi teksa Goxha ka goditur traversen ne nje moment, e po ashtu Vllaznia ka patur dy momente te bukura por pa arritur dot te shenojne golin e dyte.