Dy dite me pare nga klubi Vllaznia u be e ditur se do te behej nderhyrja ne tapetin e stadiumit “Loro Boriçi” qe konsistonte ne mbjelljen e barit dhe rigjinerimin e atij ekzistues.

Dhe ne fakt gjate dites se sotme ky proces eshte bere teksa makinerite e ardhura nga stadiumi i Elbasanit kane bere mjelljen e fares se re te barit dhe po ashtu eshte bere edhe hedhja e nje sasie rere qe duhet per mbulimin e saj.

Ne kete menyre, eshte mbyllur procesi dhe nga dita e neserme do te nise lagia e fushes duke shpresuar ne daljen sa me te shpejte te barit te ri.

Ky proces pritet të zgjasë për rreth 21 ditë por në varësi të kushteve të motit ky afat mund të ndryshojë. Nuk perjashtohet mundesia qe fusha te jete gati per te pritur futbollistet edhe me heret por gjithçka varet nga disa faktore. E rendesishme eshte qe Vllaznia te mos luaje shume ndeshje jashte Shkodre.

E gjitha kjo varet nga periudha se kur do te nise sezoni i ri futbollistik. Procesi i mbjelljes tashme eshte mbyllur dhe shpresohet qe fusha tani e tutje te jete ne gjendje sa me optimale per te pritur ndeshjet e futbollit./SHKODRA-SPORT.COM/