Vllaznia U16 per femra arriti pasditen e sotme qe te shpallej edhe ajo kampione e Shqiperise per sezonin 2022-23, duke vijuar ne kete menyre suksesin e ekipit te te rriturave te klubit shkodran.

Ne finalen e sotme ndaj Tiranes (e fituar 2-1), protagonistja kryesore ka qene sulmuesja Klaudia Borci, e cila i ka shenuar te dy golat per skuadren kuqeblu duke kontribuar kesisoj ne marrjen e ketij trofeu.

Ne fakt kjo lojtare ka qene shume percaktuese ne gjysmen e dyte te kampionatit dhe ne ndeshjet play-off teksa ne 7 prej tyre ku eshte aktivizuar, ajo ka shenuar plot 21 gola. Nje mesatare shume e kenaqshme prej 3 golash ne ndeshje, çka e ka bere ate njekohesisht te jete golashenuesja me e mire e kampionatit.

Ajo ka lene ne vendin e dyte sulmuesen e Elbasanit Melisa Kurti me 18 gola (ka luajtur ne 10 ndeshje) dhe ne te tretin Klesta Agon e Tiranes me 15 gola ne 12 ndeshje te luajtura.

Ne kete menyre dita e sotme ka qene shume e veçante per sulmuesen e re shkodrane. Ka shenuar dy gola ne finalen ndaj Tiranes dhe i ka dhene titullin kampion Vllaznia U16, ka qene ajo qe ne rolin e kapitenes ka ngritur e para lart trofeun e kampionatit dhe po ashtu, ka merituar ehde titullin e golashenueses me te mire.

“Jam shume e lumtur per titullin kampion qe fituam edhe me ekipin U16 dhe njekohesisht edhe per golat e mi. Kam shenuar 21 gola ne 7 ndeshje dhe mendoj se eshte nje mesatare shume e mire e cila me ka dhene edhe titullin e golashenueses me te mire te kampionatit, qe eshte nje kenaqesi me shume ne aspektin personal.

Keto jane arritje qe me japin shtysen te punoj me teper e te fitoj me shume trofe dhe te shenoj me shume ne te ardhmen per skuadren e Vllaznise”- eshte shprehur ne nje prononcim per gazeten “Shkodra Sport” sulmuesja Klaudia Borci.

Te skuadra shkodrane kesisoj po rritet nje “Megi Doçi” e dyte. Klaudia Borci premton shume per te ardhmen, por e rendesishme per te eshte te vazhdoje te punoje fort dhe te rritet sa me shume nga ana profesionale./SHKODRA-SPORT.COM/