Superliga shqiptare vijon sot me aktin e radhës për raundin e 27. Në fushë do zbresin Teuta dhe Skënderbeu, me sfidën që merr jetë në 16:45 në “Niko Dovana”. Tanimë të kthyer në shtëpi pas tetë muajsh, durrsakët duan fitoren e parë pas humbjes me Laçin në Kupën e Shqipërisë.

Përballë vendasve do jetë Skënderbeu, që kërkon pikë për mbijetesën. Korçarët janë në vendin e fundit me 19 pikë, nëntë më pak se zona play-off, ndërsa me 31 pikë, Teuta ndien presionin e zonës së ftohtë, pasi qëndrojnë vetëm tri pikë më lart se Kastrioti i vendit të tetë.

Dueli pritet i luftuar, me javën e 27 që mbyll fazën e tretë në Superligë. Dje Kukësi dhe Tirana barazuan 0-0, ndërsa Egnatia fitoi 0-2 me Dinamon.

Nderkohe diten e neserme do te zhvillhen dy ndeshjet e fundit te kesaj jave, teksa ne fushe do jete Partizani ndaj Laçit dhe Vllaznia ndaj Kastriotit, ngaqe ato luajten te enjten per kupe dhe si rrjedhoje do te jene te fundit qe do luajne per kete jave.