Vllaznia ka vazhduar edhe sot përgatitjet për ndeshjen ndaj Teutës. Pak nga pak, skuadra po plotësohet, ndërsa të vetmit që kanë probleme janë Boshnjaku dhe Bulatoviç, të cilët shumë shpejt do të jenë me grupin.

Gjithsesi, Vllaznia pritet të jetë e plotë në këtë ndeshje të parë ndaj Teutës këtë sezon. Trajneri i shkodranëve, Mirel Josa, shpreson që me durrsakët të ketë skuadrën të plotë dhe të luajë me gjithë më të mirët.

Ndërkohë, kuqeblutë kanë një rekord pozitiv ndaj Teutës. Prej katër ndeshjesh nuk njohin humbje dhe nuk munden nga durrsakët që nga sfida e finales së Superkupës së vitit të kaluar.

Në këto pesë javë të para, Vllaznia ka grumbulluar nëntë pikë, duke pasur tre fitore dhe dy humbje. Megjithatë, përtej të tjerave, deri në ndeshjen ndaj Teutës ka më shumë se një javë dhe Josa ka luksin për të zgjedhur më të mirët.
Maringlen ZHIVANI