Nga Endri ÇINARI

Faqja e specializuar e Transfermarkt që merret me vlerat e futbollistëve dhe klubeve në mbarë Botën, ka përditësuar së fundmi edhe shifrat e Superiores. Edhe futbollistët tanë tashmë kanë një vlerë të lartë në treg, duke iu përshtatur edhe atij botëror dhe europian.

Së fundmi ka dalë edhe formacioni më i shtrenjtë i Superiores. Ku në 11-tshen e më të vlerësuarve në treg nuk bën asnjë lojtar i Vllaznisë. Por një shkodran është pjesë e formacionit më të shtrenjtë dhe ai është Alen Sherri, i cili është portieri më i shtrenjtë në Superiore me vlerën e 350 mijë eurove.

Në mbrojtje repartin e përbëjnë emra si: Hadroj (400 mijë euro), Hoxhallari (400 mijë euro), Xhemajili (300 mijë euro) dhe Përgjoni (300 mijë euro). Në mesfushë si më të vlerësuarit e Superligës janë Fernando me vlerën e 400 mijë eurove, Ujka me shifrën e 450 mijë eurove dhe repartin e kompleton Rrapaj që kap vlerën e 600 mijë eurove në merkato.

Nga krahët e sulmit si më të shtrenjtët e Superligës janë: Hasani me 500 mijë euro “mbi shpinë” dhe Isgandarli që vlerësohet me 375 mijë euro. Sulmi patjetër mbetet pronë e Dwamenas që tashmë në treg kap shifrën e 700 mijë eurove.