Trajneri i Shqipërisë U21, Alban Bushi ka folur mbi çështjen e fundit të ‘transferimeve’ të lojtarëve nga Përfaqësuesja e Kosvës drejt Kombëtares shqiptare. Për timonierin e Shpresave kuqezi është mirë që lojtarët kanë mundësi të zgjedhin pasi jemi një komb i përbashkët që mbështesim njëri-tjetrin.

I pyetur nga “lajmi.net” për Rocco Vatën, Bushi shpreson që djali i ish-kapitenit Rudi Vata të përfaqësojë ngjyrat kuqezi në të ardhmen pasi është ndër talentët më të mirë në Europë.


– Te Shqipëria U21 sikurse te Kombëtarja A po ftohen shumë futbollistë nga Kosova, pse po ndodh një gjë e tillë?

“Unë mendoj që është mirë të kenë dy zgjedhje, mendoj se çdo shqiptar ka të drejtë të luajë si për Shqipërine ashtu edhe për Kosovën, thjeshtë kjo është çështje mentaliteti, besimi, ndjenje. Ne kemi shumë lojtar nga Kosova te Shqipëria U21 dhe unë gjithmonë u them që edhe po zgjodhët Kosovën, për ne është e njëjta gjë pasi si Kosova edhe Shqipëria jemi një komb dhe nuk ka asnjëfarë dashakeqësie nga ata që kanë zgjedhur Shqipërine. Do të ishte diçka e keqe të themi nëse ata do të zgjidhnin një përfaqësuese tjetër, gjithsesi secili vendos vetë.”

– A mendoni se e dëmtoni Kosovën duke i rekrutuar lojtarë si Adrion Pajaziti, Medon Berisha apo Arlind Rexhepi?

“Shumë lojtar cilësor kanë ardhur te Shqipëria nga Kosova me thënë të drejtën, por ne kemi shumë futbollista, Shqipëria është shumë e madhe, të dyja kombëtaret duhet të jenë në nivel të mirë si Shqipëria dhe Kosova, ne bëjme tifo sikur për Kosoven dhe për Shqipërinë. Të dyja kombëtaret jemi në nivel shumë të lartë prandaj nuk besoj që u bëjnë dëm njëra-tjetrës. E mira do të ishte që të ishim një kombëtare, shpresojm në të ardhmen.”

– Së fundmi te Shqipëria U21 nga Kosova U21 është ftuar edhe talenti nga Kosova i Bayernit, Dion Berisha, por nuk erdhi në grumbullim, ç’ka ndodhi?

“Dion Berisha ka pasur problem pasi FIFA nuk të lejon të luash në të njëjtin kompeticion për dy kombëtare të ndryshme. Ngaqe ka luajtur për Kosovën, nuk ka të drejtë të luaj për Shqipërinë këtë edicion.”

– Në një intervistë për ‘Lajmi.net’, ish-kapiteni i Kombetares Rudi Vata tha se për djalin e tij Rokon që luan me Irlandën U21 se nëse ftohet nga Shqipëria, FSHF do të marrë pergjigje perfekte. Cili është komenti juaj?

“Ne shpresojmë shumë sepse ëshëe një nga lojtarët më të mirë të vitlindjes 2005 në Europë. Rocco Vata shpresojmë shumë që ta përfaqësojë Shqipërinë në të ardhmen.