Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMe trofe në dorë dhe besnikëri për Vllazninë, Eni IMAMI: Premtimet që...

Me trofe në dorë dhe besnikëri për Vllazninë, Eni IMAMI: Premtimet që i jap, i mbaj

Mbrojtësi i Vllaznisë, Eni Imami ka reaguar pas fitimit të trofeut të Kupës së Shqipërisë, pikerisht pas ndeshjes se fituar me rezultatin 1-0 ndaj Skenderbeut.

Mëngjarashi ishte titullar dje në Air Albania, aty ku Vllaznia mposhti 1-0 Skënderbeun për trofeun e shtatë të Kupës së Republikës.

“Premtimet që i jap i mbaj gjithmonë. Super sezon që meritonte të kurorëzohej me një trofe”, shkruan Imami. Mbrojtësi pritet të rinovojë me shkodranët, teksa ofertat për të nuk kanë munguar.

Si një ndër titullarët e sezonit të fundit, pritet që Imami të vijojë te Vllaznia edhe për një tjetër sezon.

Imami ka dhene nje kontribut shume pozitiv sebashku me Adilin dhe Shehin, ne qendren e mbrojtjes duke ofruar shume siguri me lojen e tyre.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments