Mbrëmje magjike për futbollistët shqiptarë që aktivizohen te Lokomotiva e Zagrebit, të cilët triumfuan ditën e djeshme në sfidën vendimtare ndaj Osijekut të Eros Grezdës me rezultatin 1-2, duke e mbyllur kampionatin në vendin e 2-të, që të siguron një biletë për në kualifikueset e Champions-it.

Ky është suksesi më i madh historik i arritur nga Lokomotiva e Zagrebit. Për këtë arritje meritë absolute kanë padyshim të 5-të shqiptarët, Mersinaj, Çokaj, Tuci, Kastrati dhe Uzuni, të cilët kanë qenë protagonistë absolut.Lokomotiva

Pikërisht për këtë arsye, media e njohur kroate, “24sata.hr” ka bërë një artikull mbi kombësinë e lojtarëve të Lokomotivës. Nuk mund të mungonin fjalët e mira për lojtarët shqiptarë, teksa që në titull thuhet: “Ndërsa të tjerët po kërkojnë të huaj në Brazil apo Afrikë, Lokomotiva i gjen në Shqipëri dhe Kosovë.”

Lokomotiva ka bërë shumë mirë në skautimin e lojtarëve, shumë herë më mirë se disa skuadra të tjera të kampionatit. Suksesi i tyre është një shuplakë e madhe në fytyrë ndaj skuadrave të tjera të mëdha. Nëse e shikojmë të gjithë ekipin, aty nuk ka lojtarë të mëdhenj, por arritën sukses.

Mund t’i merrnin edhe skuadrat e tjera, por Lokomotiva i gjeti këta lojtarë. Ata bënë një punë të shkëlqyer me Besnik Prengën, njeriun përgjegjës për skautimin e lojtarëve në Shqipëri, teksa vetëm nga Uzuni dhe Kastrati ata kanë arkëtuar 3,8 milionë euro.”, thuhet ndër të tjera në artikull.

“Lokomotiva është një dëshmi se të huajt nuk duhet të kërkohen vetëm në Argjentinë, Brazil apo Afrikë, por mund të gjejnë edhe në Shqipëri, Kosovë apo Bonjë Hercegovinë, madje edhe më lirë”, mbyllet artikulli.