Pas nje ndalese te vogel, Vllaznia e femrave eshte rikthyer serish ne krye te renditjes pas javes se 9-te te kampionatit. Ne ndeshjen e rradhes ajo fitoi me rezultatin e thelle 8-0 ndaj Tiranes, ekipit qe deri te shtunen kryesonte renditjen me pike te plota.

Por ne fakt ky 90 minutesh tregoi se kryesuese duhet te jete nje skuader dhe vetem nje: Vllaznia. Ajo prej 9 sezonesh ka bere gjithçka mire si ne arenen kombetare ashtu edhe ne ate nderkombetare.

Sivjet, pretendimet e skuadres se drejtuar nga trajneri Nikolin Leka jane ato te zakonshmet, fitimi i titullit te 9-te kampion rradhazi dhe po ashtu fitimi i Kupes se 9-te te Shqiperise.

Skuadra eshte ne lartesine e duhur dhe kuptohet qe simboli i saj eshte Megi Doçi. Me tre golat qe shenoi ndaj Tiranes, ajo eshte ngjitur ne kuoten e 30 golave ne kete kampionat duke udhehequr edhe renditjen e golashenueseve me te mira te kampionatit.

Rivalja qe ka mbetur ende ne loje eshte Apolonia, por deri ne perballjen e fazes se dyte ne Shkoder. Vertete ne fazen e pare dy ekipet u ndane ne barazim 1-1, por ajo ndeshje u shoqerua me probleme te medha arbitrimi.

Vllaznia eshte e vendosur per te mos u ndalur ne rrugetimin e saj te sukseseve dhe kete gje eshte duke projektuar edhe ne sezonin aktual. Madje, pjestaret e saj kane filluar te mendojne edhe per suksesin e sezonit te ardhshem sepse duan te vene sa me shpejt te jete e mundur yllin e titullit te 10-te ne fanelle./SHKODRA-SPORT.COM/