Futbollisti Kristian Keqi vazhdon te beje paraqitje te mire ne kampionatin maltez te futbollit dhe diten e djeshme ka shenuar golin e rradhes. Ky eshte i dyti brenda nje jave duke treguar se po gezon nje forme te mire sportive.

Sulmuesi shkodran ka qene autor i golit te dyte ne ndeshjen qe ekipi i tij Floriana ka luajtur ne stadiumin e vet ndaj Sliema Uonders. Te parin e kishte shenuar Palber ne minuten e 59-te nderkohe qe goli i Keqit qe eshte shenuar nje minute para fundit, ka mbyllur ndeshjen.

Goli i shenuar dje ka qene i katerti per sulmuesin 25 vjeçar shkodran, qe padyshim i ka mundesite per te shenuar shume gola me teper, e kete e ka treguar edhe sezonet e kaluara kur madje eshte shpallur edhe golashenuesi me i mire i kampionatit maltez te futbollit.

Me fitoren e djehsme, Floriana eshte ngjitur ne kuoten e 23 pikeve dhe tashme eshte e pozicionuar ne vendin e dyte te renditjes, por duke qene plot 8 pike larg Hibernians qe kryeson renditjen./SHKODRA-SPORT.COM/