Në mbrëmjen gala që ka organizuar Federata Shqiptare e Futbollit, përveç nderimit të disa figurave sportive, janë dhënë edhe çmimet për më të mirët e vitit të fundit.

Kështu, “futbollisti më i mirë” i vitit është vlerësuar mesfushori i Partizanit Lorenc Trashi që ka marrë dhe çmimin përkatës.

Sakaq, është dhënë edhe çmimi “Futbollistja e më e mirë e Vitit” dhe kuptohet që ai nuk mund të shkonte për kënd tjetër përveç futbollistes së talentuar të Vllaznisë dhe të kombëtares shqiptare Megi Doçi.

Kjo lojtare padyshim që po lë pas një vit shumë të suksesshëm sepse me Vllazninë po rregjistron rekord pas rekordi, ndërkohë që ka bërë paraqitje shumë të mira edhe me kombëtaren shqiptare.

Nga ana tjetër, është dhënë edhe çmimi “Arbitri më i mirë i vitit” dhe kuptohet që edhe këtu nuk ka patur shumë vend për diskutim sepse ai është Enea Jorgji.
© shkodrasport.com