Ka folur vetem pas 6 ditesh nga ndeshja e cila solli zhgejim- moskualifikim ne turin e dyte te Liges se Kampioneve te Europes. Sulmuesja e Vllaznise dhe autorja e atij goli te shkelqyer ne ndeshjen ndaj islandezeve te Valur- Megi Doçi, permes nje statusi te shperndare ne rrjetet sociale, ka thene shume gjera. Per me shume lexoni ato se çfare sulmuesja kuqezi ka shkruar:
“E zhgenjyer qe sfida e Champions League u mbyll shpejt, shpejt për ne. Punuam shume, sakrifikuam shume dhe si gjithmone japim gjithçka per fanellen, per Vllaznine, por nuk mjafto. Ndoshta me disa blerje me cilesore sot do flisnim ndryshe, por ky eshte futbolli.
Shume e zhgenjyer nga tifozeria shkodrane e pakte ne stadium. Ndeshje nderkombetare, edhe pse falas mbeshteteja mungonte.
Zbrasti në shkallët e stadjumit, zbrasti në emocione.
Ka edhe nga ata qe na gjykojne ne vend qe te dine te jene mbeshtetje per ne sepse çdo gja eshte arrit pa asnje lloj mbeshtetje. Askush s’don t’ia dije per futboll femrash.
Ju duhet te jeni realiste, jo gjykues sepse ate çfare i kemi sjell ne Shkodres dhe jo vetem, eshte krenari, jane tituj te fituar me shume mund qe do kalojne dekada dhe nuk do kete ekip te tille.
Me vjen keq qe femra nuk respektohet, nuk vleresohet per ate qe jep. Jo vetem lojtare e Vllaznise por edhe tifoze e saj, un realisht bej 100 km vetem per te pare Vllaznine e djemve, ndersa ju ne dere te shtepise nuk merrni mundimin per te ardhur ne stadium e per te brohoritur per ne. Nuk i kushtonte askujt asgje edhe pse falas. Keqardhje!
Ky nuk eshte qyteti që une njoh, Shkodra e kulturës e sportit. Ndoshta gjithçka po ndryshon me shpejtesi sa njerzit preferojne më mire kafenet se aktivitetet…
Ndryshimi fillon nga vetja. Vetem njerezit qe kane karakter jane të aftë të ndryshojn botën. Falemnderit!”