Vllaznia e femrave do të përballet me PSG-në ditën e sotme në Womend’s Champions League, teksa në në një lidhje direkte në emisionin “Sot në Botëror” me Sabina Meten dhe Pejana Elezin, ishte kapitenia, Megi Doçi.

Sfida me PSG? “E kemi përgatitur përballjen me PSG-në në maksimun dhe do hyjmë në fushën e lojës për të bërë më të mirën. Është një skuadër e madhe e cila të vë në vështirësi dhe një nga ekipet candidate për të fituar trofeun”.

Ndryshimet mes PSG dhe Realit? “Janë dy ekipet të mëdha, ku secila prej tyre ka lojtare shumë të rëndësishme dhe me emra që luajnë edhe në kombëtare. Duhet t’i shijojmë në maksimun këto ndeshje, pasi mundësi të tilla nuk vijnë shpesh, ndërsa ne duhet të japim maksimumin nga vetja jonë”.

Për këtë bën tifo në Katar 2022? “Jam në fakt me Spanjën dhe Gjermaninë”.

Një mesazh për tifozët? “Falenderoj të gjithë për mbështetjen që i keni dhënë Vllaznisë së femrave. Falendrojmë shume dhe tifozët të cilët na ndjekin kudo, madje edhe në ndeshjen e sotme kanë ardhur disa tifozë nga Anglia për të na ndjekur veçanërisht në përballjen me PSG-në”.