Kur flasim per futbollin e femrave ne Shqiperi, ndonese me nje histori vetem 16 vjeçare, kuptohet qe tashme kemi filluar te krijojme edhe profilet e lojtareve simbol dhe nese duam te veçojme njeren mbi te gjitha, padyshim qe eshte Megi Doçi.

Lojtarja e Vllaznise dhe e kombetares shqiptare po ben mire prej shume vitesh dhe jo me kot, ka fituar gjithçka si ne aspektin individual, ashtu edhe per ne ekipor.

Pak dite me pare, Megi fitoi “Topin e Arte” per vitin 2021 dhe ne fjalet qe tha para te pranishmeve ne auditor, perpos familjes, kete sukses te rradhes, ia dedikoi ekipit te saj- Vllaznise, shoqeve te ekipit, trajnereve dhe ne veçanti presidentit Lazer Matija.

Ne fakt, duke u ndalur tek ky i fundit, duhet thene se ai ka meriten e jashtezakonshme qe kjo sportiste ka arritur ne kete nivel. Gjithçka ka nisur si sot 10 vjet me pare.

Me 5 janar 2012, Doçi do te linte ekipin Tirana AS dhe do te behej pjese e Ades sepse ishte bindur nga oferta dhe per me teper nga projekti i presidentit Matija dhe ne fakt nuk u zhgenjye. Atehere sapo i kishte mbushur 15 vjeç dhe nuk ngurroi te linte kryeqytetin per te ardhur ne Shkoder ku vazhdon

Sot pas 10 vitesh ne Shkoder, numri 11 ka fituar 2 tituj kampione me Aden dhe 8 me Vllaznine. Ka fituar edhe 8 Kupa te Shqiperise, eshte kualifikuar dy here ne 32 skuadrat me te mira te Europes.

Ka fituar gjithçka qe mund te fitohet dhe Megi Doçi nuk ka levizur nga Shkodra, ndonese çdo vit ka patur oferta te shumta si nga brenda ashtu edhe nga jashte vendit.

Ne boten e civilizuar, kur nje shtetas i huaj mbush 10 vjet qendrim aty, i japin pasaporten e atij vendi. E njejta gje duhet te ndodhe edhe me Megi Doçin. Sot ajo ka mbushur 10 vite qe eshte ne Shkoder dhe per kete arsye, shkodranet duhet t’i bejne “pasaportizimin” ne qytetin e tyre ketij talenti te futbollit.

Ndodh rralle ne futbollin e sotem qe nje futbollist apo futbolliste te luaje 10 vjet me te njejten skuader, qofte edhe e qytetit te lindjes, por Megi ndonese eshte nga Burreli dhe jeton ne Tirane, ka vendosur te mos e “tradhetoje” Shkodren per asnje moment dhe si rrjedhoje nese ajo i eshte mirenjohese Vllaznise dhe presidentit Matija per gjithçka kane ber per te, edhe Shkodra duhet te jete mirenjohese per gjithçka kjo vajze ka bere per kete qytet.
Gjergj KOLA