Vllaznia ka qene e pafat ne ndeshjen e fundit te kampionatit, ate ndaj Kastriotit luajtur ne “Elbasan Arena” pasi nje gol i krutaneve ne minutat shtese ka bere qe kjo perballje te mbyllet ne barazim 2-2, rezultat qe nuk i ka vlejtur asnjerit ekip.

Golin e pare per shkodranet ne kete ndeshje e ka shenuar sulmuesi Mehdi Çoba, i cili ne fakt ne pjesen e dyte ka shperdoruar nje mundesi te mire per te shenuar edhe nje gol tjeter dhe per ta mbyllur ndeshjen.

“Ishte nje ndeshje e mire nga ana jone dhe personalisht jam i kenaqur edhe me golin, por me rezultatin ne fund nuk patem fat. Normalisht edhe kartoni i kuq ndikoi shume, pasi kishim pergatitur skemat tona, por ne teresi e menaxhuam mire loje, edhe pse ai gol ne fund te ben te ndihesh keq”- eshte shprehur Çoba.

Por ne prononcimin e tij per mediat pas ndeshjes me Kastriotin, numri 11 i kuqebluve eshte ndalur edhe tek sfida e rradhes, ajo gjysmefinale e Kupes ndaj Egnatias qe do te luhet diten e merkure ne Rrogozhine, per te cilen eshte shprehur:

“Fokusi ynë tashmë do të jetë i përqendruar tek ndeshja e rradhës, ajo me Egnatian në Kupë dhe shpresoj të bëjmë maksimumin. Unë natyrisht që shpresoj të shënoj sërish , por ajo që ka më shumë rëndësi është kualifikimi në finale dhe shpresojmë ta arrijmë. Sa i përket Europës, do ta tentojmë atë edhe nga kampionati, për aq kohë sa matematika na e lejon këtë gjë”./SHKODRA-SPORT.COM/