Ecuria e Vllaznisë në ndeshjet e fundit nuk ka qenë ajo e duhura dhe tashmë ky është fakt. Ngushtimi i distancës me ndjekëset, ka bërë që skuadra shkodrane tashmë të mos e shohë më veten në pozita komode.

Duke analizuar ecurinë e kësaj skuadre, Ardian Mema në “News 24” ka thënë se ajo nuk e ka më shkëlqimin e javëve të para, por gjithsesi duhet pritur reagimi i saj në vijim.

“Tek Vllaznia diçka ka ndodhur në këto ndeshjet e fundit. Fakti që në këto 5 ndeshje ka vetëm 1 fitore, e tregon më së miri këtë gjë. Po ashtu, gjendja jo e mirë e kësaj skuadre shihet edhe tek loja që ajo zhvillon, e cila nuk është si më parë.

Në ndeshjen ndaj Skënderbeut, mund të kishte pësuar edhe dy, edhe tre gola në pjesën e parë. Në të dytën u mundua të reagonte, barazoi me një 11-metërsh për të cilin kam dyshime nëse ishte apo jo.

Kam dëgjuar edhe trajnerin pas ndeshjes kur deklaroi se ky ishte maksimumi i kësaj skuadre dhe ky nuk është një sinjal i mirë. Megjithatë duhet të presim e të shohim reagimin e kësaj skuadre në ndeshjet e ardhshme.

Për momentin mund të themi se Vllaznia nuk e ka atë shkëlqimin e ndeshjeve të para me të cilin na bëri të gjithëve për vete. Duhet të shohim në vijim se çfarë është në gjendje të bëjë. Ajo i ka te gjitha mundesite per t’u ringritur serish aty ku ishin. I gjithe klubit duhet te tregoje personalitet dhe te ringrihen”- ka thene Mema./SHKODRA-SPORT.COM/