HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMemolla: Ndaj Vllaznisë morëm tre pikë të merituara

Memolla: Ndaj Vllaznisë morëm tre pikë të merituara

Hysen Memolla nuk është në një mendje me Edlir Tetovën. Mbrojtësi i majtë është më i drejtpërdrejtë. Egnatia, sipas tij, kërkon titullin kampion.

Në intervistën pas ndeshjes, lojtari zbuloi se skuadra i ka të qarta synimet, por nuk zbuloi se cilët janë kundërshtarët e rrogozhinasve.

Fituat ndaj Vllaznisë një tjetër ndeshje. Tani kryesoni kampionatin?

Mendoj se ishte një ndeshje e rëndësishme. Besoj se u paraqitëm mirë. Kemi punuar gjatë javës dhe u shfaqëm mirë. Tri pikë të merituara dhe për paraqitjen e djemve të gjithë së bashku.

Jeni të parët dhe nuk mund të fshiheni. A është synimi i Egnatias titulli?

Ne kemi qëllim të fitojmë kampionatin. Jemi ekipi më cilësor në Superiore. Do të japim maksimumin çdo ndeshje. Motivimin tonë e thjeshton puna që bëjmë çdo ditë që të arrijmë qëllimin tonë. Ju keni luajtur me gjysmën e skuadrave në Superiore.


Cilët janë kundërshtaret e Egnatias në luftën për titullin kampion?

Dy-tri ekipe mendoj se janë të forta. Do të shohim rrugën tonë dhe do të japim maksimumin. Më pas do të shohim se cili do të përshtatet me rrugën tonë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments