Një muaj para nisjes së Memorialit të 10-të Ndërkombëtar të Boksit që do të zhvillohet si zakonisht në Shkodër në fillim të muajit prill, janë të shumta shtetet që kanë shprehur dëshirën e tyre për të marrë pjesë në këtë aktivitet të rëndësishëm. Grupi I punës që ka filluar të merret me këtë organizim, bën të ditur për televizionin Rozafa se deri ditën e sotme, kanë konfirmuar pjesmarrjen e tyre në këtë Memorial plot 10 shtete. Bëhet fjalë për Australinë, Rusinë, Italinë, Bullgarinë, Guinenë, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë, Uzbekistanin dhe Skocinë. Në ditët e ardhshme ndërkohë pritet që kjo pjesmarrje të shtohet edhe më tepër duke shënuar rekordin e pjesmarrjen në këtë aktivitet. Ndërkohë edhe boksierët e kombëtares shqiptare megjithëse pritet kjo pjesmarrje e madhe nga shtete me boks të zhvilluar, do kenë pretendimet e tyre për këtë Memorial. Ata që nga dita e hënë siç kemi bërë të ditur, janë grumbulluar në Velipojë për të zhvilluar një javë stërvitje intensive atje. Trajneri Zef Gjoni kërkon që boksierët tanë të mos dalin pa medalje nga ky aktivitet i rëndësishëm.
www.shkodrasport.com