Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMenaxherët e Verder Bremenit në stadium për Gurin

Menaxherët e Verder Bremenit në stadium për Gurin

Ndeshja mes Skënderbeut dhe Kukësit ka pasur një rëndësi të veçantë për sulmuesin e Kukësit, Sindrit Guri pasi në stadium kishte një prezencë të madhe të menaxherëve të cilët janë interesuar për shërbimet e sulmuesit shkodran.

“Vip Sport” ka mësuar nga burime pranë klubit se në stadium kishte menaxherë nga 5 klube të ndryshme elitare të Europws, ku 2 klube ishin nga Belgjika, 1 klub nga Austria dhe 1 nga kampionati kroat.

Emri më i bujshëm i klubeve të interesuara për Gurin, ishte ai i vëzhguesve nga skuadra Bundesligës gjermane, Verder Bremen.

Kujtojmë që të skuadra e Verder Bremenit luan edhe një shqiptar tjetër, i cili u transferua gjatë merkatos së janarit.

Bëhet fjalë për Milot Rashicën, që u largua nga Vitese e kampionatit holandez për t’u bashkuar me gjermanët.

Aktualisht, Verder Bremen renditet në vendin e 12 të Bundesligës.

Prej disa javësh, Guri ka qenë në vëzhgim nga menaxherë të ndryshëm,, të cilët kishin ardhur edhe nga Korea, por që ofertat e tyre nuk e plotësonin kërkesën e presidentit Safet Gjici, i cili kërkon 1 milion euro për sulmuesin. /’Vipsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments