Ka nje muaj qe tashme nuk eshte me pjese e Vllaznise por Mirsad Jonuz kerkon te beje serish rolin e protagonistit dhe per kete arsye, nuk mungojne edhe reagimet e tij ne media.

Ashtu siç ka bere edhe diten e sotme kur deklaroi se “u largova nga Vllaznia ngaqe e mora vesh se ajo nuk eshte liçensuar per ne Europe.

Deklarata te tilla nuk i kane pelqyer menaxherit shkodran te FIFA-s Dritan Gjyrezi qe permes nje statusi ne profilin e tij ne facebook perveçse e kritikon per menyren e largimit nga Vllaznia, ka edhe nje sugjerim shume interesant per drejtuesit e klubit Vllaznia.

Sipas tij, ato duhet te nxjerrin nje rregullore qe kur te vije dikush nga jashte Shkodre tek Vllaznia, te lexoje perpara historine e ketij klubi.

Ja çfare shkruan menaxheri Gjyrezi ne statusin e tij:

“Po sepse e le Vllaznine ne vend “te pare” prandaj. Vllaznia eshte emer me i madh se te gjithe individet, edhe se drejtuesit, edhe se lojtaret, edhe se trajneret.

Duhet te nxirret rregullore qe kur te vije dikush nga jashte Shkodre te Vllaznia te lexoje perpara historine e klubit Vllaznia.

Burre 60 vjeç qe iken pa i dhene as doren atyre qe ka punuar per 7 muaj veç ti mund te jesh ne historine e Vllaznise”.
www.shkodrasport.com