Akademia e KF Shkodra duket se perpos rezultateve pozitive edhe ne sezonet e kaluara, kulmin e saj ne kete sezon qe po mbyllet. Te gjithe ekipet e saj kane siguruar pjesmarrjen sezonin e ardhshem ne Kategorine Superiore dhe nga ana tjeter, ekipi U17 eshte ne gjysmefinale te kampionatit me shpresen se do te synoje titullin kampion deri ne fund.

Drejtuesi i ketij klubi, Taip Piraniqi perpos nje mesazhi te qarte ka falenderuar te gjithe ata qe kane kontribuar ne sukseset e ketyre ekipeve, e po ashtu i ka bere edhe nje rezyme te gjithe ecurise se KF SHkodra ne vite duke permendur edhe disa nga emrat e njohur qe kane dale nga rradhet e saj.

E ne fund, Piraniqi ka riktheksuar endrren e tij por edhe te shume shkodraneve per te pare nje dite te afert derbin e ketij qyteti, Vllaznia- KF SHkodra. Ja çfare shkruan ai:

“Sot eshte nje dite e veçante, nje nder ditet e lumtura sportive sepse te gjitha ekipet e KF Shkodra jane ne superiore, shperblim i punes, sakrificave, djerses, disiplines qe u arriten keto objektiva.

Falenderoj koleget, te gjithe djemte, familjaret e tyre, te gjitha ato qe na kane mbeshtetur, shume tifoza qe i kane qendruar afer KF Shkodra nder vite (Tuti Rrahmani, Agron Isufi me shoke), gazetaret sportiv dhe tv lokale.

Prane KF.Shkodra nder vite kane mesuar abc e futbollit shume futbolliste qe kane luajtur ne nivele te larta Hysaj, Vajushi, Guri, Hebaj, Kruja, Marku, Selimaj, Fangaj, Kapaklija, Qardaku e shume e shume te tjere por edhe sot ka disa futbolliste qe po ecin ne gjurmet e tyre po permendi vetem njerin qe po e vezhgojne disa menaxher e besoj qe se shpejti do ta shohim ne nivele te larta te futbollit, Marçelino Preka. lojtar i perfaqesues se moshave, e disa te tjere per te cilet kemi besim se jane ne rrugen e duhur.

Po pushteti lokal, Bashkia Shkoder, po keshilli bashkiak nder vite ku jane? Asnjehere nuk na u tha nje fjale e mire te pakten se per mbeshtetje financiare as qe behet fjale. Per kete nuk kam fjale …. “no coment “ !?

Por qyteti yne ka njerez te mrekullueshem si tifoze por dhe biznesmen qe na kane mbeshtetur nder vite te cilet i falenderojme qe na kane qendruar prane!

E per ne fund, nje objektiv i pa realizuar akoma, mbetet e do te vazhdoje nje nder jo vetem deshirat e mia por objektiv qe djepi i futbollit Shqiptar SHKODRA E FUTBOLLIT te behet me dy ekipe i ka te gjitha mundesite e meriton por kjo kerkon dhe mbeshtetje financiare e per nje periudhe 3-4 vjecare ne stadiumin tone te bukur te luhet derbi VLLAZNIA : KF.SHKODRA.

(Te mos te mbetet relike nje ndeshje e luajtur rreth viteve 2000, Vllaznia- Shkodra per kupe ne stadiumin “Loro Borici”, 0:0 ndeshja e pare dhe ndeshja e kthimit 3: 0 fitoj Vllaznia dhe kjo nje histori ne vete. Por emocionet ishin te medha kur stadiumi, tifozat pjesen e pare brohorisnin Vllaznia, Vllaznia, e pjesen e dyte Shkodra, Shkodra.

Bukur, ska me bukur emocion i veçante, futbolli ne Shkoder me dy ekipe do te ndihmoje ne rritjen e cilesise, konkurrences e do t’i jape mundesi te gjithe atyre djemve qe sot luajne ne gjithe Shqiperine te luajne per qytetin e tyre.

Kemi tentuar disa here, kemi arritur deri ne finale me Kastriotin ne “Qemal Stafa” per te dale ne superlige por kemi humbur 2:1. Per kete objektiv duhet mbeshtetje financiare qe besoj dhe kete do ta gjejme ne Shkodren tone per Shkodren tone.
JU FALENDEROJ TE GJITHEVE!”