Tashmë që sezoni mbaroi fokusi i të gjithëve është tek merkato dhe lëvizjet e ekipeve. Vllaznia gjithashtu është një nga skuadrat që po kërkon të përforcohet në këtë periudhë. Një nga menaxherët që duket se është më aktiv në këto momente është Klajdi Loshi. Ish-futbollisti i Tiranës, Partizanit dhe Dinamos në vendin tonë.
Por edhe i Hajduk Split në Kroaci tashmë në rolin e menaxherit me licensë në UEFA duket se ka filluar bashkëpunimet me kuqeblutë. Loshi i cili ka ndihmuar edhe me transferimin e Xherdan Shaqirit në radhët e Lyon tashmë duket se piketuar lëvizjet e radhës. Loshi do sjellë shumë shpejt në rradhët e shkodranëve dy futbollistë.
Bëhet fjalë për një sulmues që vjen nga Hajduk Split e po ashtu një mesfushor me origjinë afrikane që aktivizohet në Gjermani. Mesfushori aktivizohet në rolin e numrit 10-të, futbollist që mungon prej kohësh në radhët e kuqebluve.
Gjithashtu ai duket se do bëjë edhe kalimin e futbollistit shkodran, Albi Shpuza në Gjermani në radhët e Wuppertal. Loshi së bashku me kompaninë e tij duket se do fillojë një bashkëpunim akoma më të fortë edhe me Alban Xhaferin.
Ai pritet të afrohet edhe në rolin e sponsorit që diskutohet prej disa ditësh në ambientin shkodran. Tashmë këto ditë duket se do jenë të zjarrta në kampin shkodran ku të gjithë presin lëvizjet e futbollistëve. Por gjithashtu edhe afrimin e ndonjë sponsori që mund të forcojë akoma më shumë anën financiare të klubit.
Endri ÇINARI