Paraqitjet e Kristiano Ronaldos me Juventusin kanë treguar edhe një herë cilësitë e padiskutueshme të lojtarit. Ato, të kombinuara me paraqitjet e këtij sezoni të Real Madrid, kanë bërë që shumëkush të mendonte se madrilenët pa futbollistin portugez nuk do të kishin pasur kaq shumë sukses në këto vite dhe i këtij mendimi është edhe menaxheri i tij, Horge Mendes.
“Ai është lojtari më i mirë në historinë e futbollit dhe e tregon. Ai është një jashtëtokësor. Ka bërë diferencën në Angli, ishte lojtari më i mirë në historinë e Real Madrid i cili pa të nuk do të kishte fituar kaq shumë gjëra.
Ronaldo ishte protagonist në të katër Champions të fituara. Ai do të shkruajë historinë e Juventusit”, garantoi Mendes në një intervistë për “La Gazzetta Dello Sport”.
Kur i kërkuan të përshkruante sulmuesin portugez me tre fjalë, Mendes nuk ka kursyer elozhet për të. “Epik, mitik dhe hyjnor”, ishin tre fjalët e zgjedhura prej tij. /vipsport/