Pak dite me pare kryetari ne ardhje i Bashkise Shkoder, z. Valdrin Pjetri ne nje komunikim qe pati me gazetaret foli edhe ne lidhje me Vllaznine duke iu drejtuar nder te tjera administratorit te saj Suad Lici per te mos “bere qoka” duke marre lojtare rezerve nga ekipet e tjera.

Ne fakt, te vetmit lojtare qe kane firmosur deri me tani kane qene dy ish- futbollistet e Kastriotit, Herald Marku dhe Dajan Shehi. Ata nuk kane qene rezerve tek krutanet, perkundrazi kane qene nder me te miret dhe ndoshta eshte kjo arsyeja qe menaxheri i tyre, i mirenjohuri Elton Marini, ka dashur te beje publik nje reagim ndaj kryebashkiakut ne ardhje, z. Pjetri.

Permes nje mesazhi te derguar ne redaksine e “Shkodra Sport”, Marini shkruan:

Pergjigje kryetarit te pretenduar te Bashkise Shkoder (sipas votimeve te 30 qershorit)

“I nderuar z. Pjetri,
Une qe ju drejtohem publikisht jam nje profesionist ne pozicionin e agjentit te lojtareve dhe me pervoje te gjate si ne futbollin e luajtur ashtu edhe ne ate te skrivanise. Me ka bere pershtypje nje deklarate e juaja ne lidhje me perforcimet e fundit te ekipit qe jane prezantuar nga drejtuesit e skuadres KF Vllaznia.

Nuk dua aspak qe te ndikoj ne opinionin tuaj qe e konsideroj personal por qe ne kuptimin tim eshte aspak profesional. Ju apo dikush tjeter nuk jeni askushi per te gjykuar 2 djem te rinj profesioniste, te cilet nenshkruan se fundmi per Vllaznine dhe po i referohem D.Shehi dhe H.Marku.

Me gjykimin tuaj ndaj tyre si lojtare te “dores se dyte” , ju i prisni hovin dhe endrrat cdo te riu ne kete vend qe kerkon te arrije me djerse dhe profesionalizem, rritje ne karriere. Nese kujtoni se Vllania eshte vetem ceshtje transferimesh, atehere gaboheni rende sepse ndoshta nuk e keni mire parasysh se cfare perfaqeson ai emer ne futbollin shqiptar.

Nuk besoj se jane vetem emrat e lojtareve ata qe ngrejne lart emrin dhe prestigjin e nje skuadre, por jane vlerat qe percjell Klubi, jane tifozet e zjarrte qe besojne te ngjyrat e saj, jane njerezit qe punojne me perkushtim per te, ata qe te gjithe bashke bejne te mundur suksesin dhe endrrat e nje skuadre.

Ne kete kontekst edhe administratori i Vllaznise qe ju e intimidoni, eshte nga ata njerez qe per hir te dashurise dhe ndjenjes qytetare qe ka per kete fanelle, mundohet te heqe kohe nga biznesi i tij privat dhe te fokusohet te ato vlera per te cilat permenda me lart. Edhe pse ndoshta jo me gjithe mbeshtetjen e duhur qytetare, politike dhe komerciale, ne gjykimin tim si profesionist z.Lici po mundohet me te gjitha resurset e veta qe Vllaznia mos ngelet “jetime”, por te nise e barabarte me aktoret e tjere kampionatin e rradhes ne kategorine Superiore.

Te gjithe ndoshta duan te transferojne Mesin apo Ronaldon ne ekipet e tyre, por jo gjithmone mund te arrihen lojtare te kalibrit te larte, apo emra qe mund te sugjestionojne gazetat per shitje. Sepse me logjiken qe perdoret ju, nje rast qe na vjen nga Italia fqinje do te ishte i pamundur. Nuk dua te bej paralele midis FC Empoli dhe KS Kastrioti por, nese lojtaret e skuadres italiane qe ne fund te sezonit rane nga kategoria, transferohen te Milan dhe Juventus, atehere cte keqe ka qe lojtaret e Kastriotit qe kane kryer heroizem persa i perket gares sportive dhe rezultateve ne 5 muajt e fundit, te transferohen te Tirana Vllaznia apo Partizani ???!!!

Tregun e ndertojne performancat dhe statistikat dhe jo emrat e pervecem, dhe ju siguroj qe kete po e degjoni nga nje njeri qe me gjithe perulesine ne kesi rastesh, ka arritur te sjelle dhe manaxhoje ne Shqiperi shume lojtare te suksesshem qe i kane dhene ngjyrime fantastike kampionatit tone (Pejic , Ekuban, Sowe, Radas, Abazaj , Guri, Fili Rroca etj sa per te cituar disa ne keto 5 vitet e fundit).

Si perfundim te ketyre rreshtave do doja qe shqetesoheshit seriozisht kur te merrni detyren tuaj per te cilen aspironi, qe te jeni trasparente ne ndertimin e nje procesi ne te cilin Vllaznia te futet ne shinat e verteta te klubi profesionist modern me qellim qe te ngreje me lart emrin dhe sukseset qe meriton ajo dhe qyteti fisnik qe perfaqeson.
Me respekt Elton Marini