Vllaznia vijon të kryesojë renditjen e kampionatit edhe pas javës së 28-të të tij (tashmë me pikë të barabarta me Elbasanin) dhe në studio të ndryshme nuk kanë munguar edhe kritikat për mënyrën e të luajturit në disa ndeshje apo dhe gjëra të tjera teknike të cilat kuptohet të thëna nga specialistët janë mirëkuptuar nga shkodranët.
Por nga ana tjetër ka patur edhe prej atyre që në studio të ndryshme kanë dalë hapur kundër kuqebluve dhe e tillë është shfaqur kohët e fundit edhe prezantuesja Hygerta Sako. Edhe pas ndeshjes së fundit me Egnatian, ajo u bë protagoniste duke tentuar me çdo kusht të dalë edhe kundër specialistit të gjykimit në studio, vetëm e vetëm që të dilte fjala e saj për favorizim të Vllaznisë.
Pikërisht nga kjo sjellje e ish- missit, ka reaguar edhe menaxheri shkodran Dritan Gjyrezi që për Hygerta Sakon do të kishte këtë reagim:
“Më duket se i ka ba reaksion Big-u missit të rubrikës sportive se qysh kur ka mbaru ai, vetëm rrin tuj kritiku Vllazninë. Në fakt, Hygertën vetëm për miss dhe për atë deklaratën raciste kundër lojtarit të Burrelit e mbajnë mend në sport dhe jo për specialiste. Ndeshjen e rradhës po i çojmë një krap që mos të na shajë prapë”.


