Sulmuesi i Borusias së Dortmundit Aubameyang është kthyer në epiqendër të merkatos sepse shumë skuadra kanë hedhur sytë drejt tij ngaqë duket e sigurtë se në janar ai do të ndahet nga klubi gjerman. Por në mes shumë skuadrave që po tentojnë ta marrin, ditët e fundit ka dalë në skenë edhe një ofertë e papritur dhe që vjen nga një klub jo i elitës së futbollit europian ndoshta. është pikërisht ky klub që ka bërë edhe ofertën më të madhe për këtë futbollist deri tani.

Bëhet fjalë për Everton që është duke planifikuar të bëjë një ofertë të jashtëzakonshme prej 68 milionë euro për sulmuesin e Borussia Dortmundit, Pierre-Emerick Aubameyang.Ky i fundit filjet se mund të transferohet në Milan, por si duket gjërat kanë ndyshuar. Skuadra angleze Everton është duke pasur vështirësi këtë sezon, pjesërisht për shkak se ka dështuar ta zëvendësojë qendërsulmuesin Romelu Lukaku, i cili në verë iu bashkua Manchester Unitedit. Tash, trajneri i ri, Sam Allardyce, është i gatshëm ta shtojë në radhët e veta, i cili nuk është duke kaluar momente të mira në “Signal Iduna Park”.