Diten e sotme jane luajtur edhe ndeshjet e tjera te javes se 18-te dhe njekohesisht te fundit te fazes se dyte te kampionatit, te cilat kane percaktuar tashme edhe renditjen perfundimtare te ekipeve dhe bashke me te, eshte percaktuar edhe skema e fazes se trete dhe te fundit te kampionatit.

Ndryshe nga vitet e tjera, sivjet FSHF ka aplikuar nje skeme ndryshe duke eliminuar fazen play-off dhe duke shtuar fazen e trete. Kjo e fundit do te shoqerohet me pergjysmimin e pikeve ne renditje te ekipeve, por edhe me nje skeme te parapercaktuar.

Keshtu, skuadra qe renditet ne vendin e pare ne fund te fazes se dyte, ndeshjen e fundit te kampionatit do ta luaje ne fushen e tij me vendin e dyte ne renditje. Pikerisht per kete arsye, ndeshjet e sotme kishin shume rendesi.

Vllaznia U17 ne fakt fitoi diten e djeshme 2-1 ndaj Apolonise dhe sot priste rezultatin e rivales se saj kryesore, Teutes. Kjo e fundit luajti sot ne Durres ndaj Internacional dhe ne fund te takimit, eshte fiksuar rezultati i barabarte 0-0.

Nje rezultat i tille, le Vllaznine ne vendin e pare me 42 pike, ndersa Teuta mbetet ne te dytin me 41 pike. Ne kete menyre, ndeshja e fundit e kampionatit do te luhet ne Shkoder dhe kjo padyshim qe e favorizon ekipin kuqeblu te drejtuar nga Gilman Lika per te synuar titullin kampion.

Kujtojme qe ky ekip po ben nje paraqitje shume te mire kete sezon dhe jo me kot perpos vendit te pare ne kampionat, ka siguruar edhe daljen ne finalen e Kupes se Shqiperise, trofe qe do ta diskutoje ne muajin qershor ndaj Tiranes./SHKODRA-SPORT.COM/