Ilirid Ademi, lojtari i Erzenit, ishte i ftuar në një lidhje drejtpërdrejtë me emisonin “Ora Sport” të moderatorit Altin Sulçe. Anësori i shijakasve foli për objektivat e klubit dhe krahasimin mes futbollit në Shijak dhe në Rrogozhinë, aty ku luajti sezonin e fundit.

“Për fitoren ndaj Egnatias kemi punuar mjaft mirë. Bashkë me stafin e kishim përgatitur në mnëyrën e duhur ndeshjen, shënuam të parët që në fillim dhe ja dolëm të fitonim ndeshjen. Objektivi jonë është të qendrojmë në Superiore, me dy fitore mund të arrish në vendin e dytë por më dy humbje arrin në zonënë e ftohtë. E kemi biseduar me stafin dhe duam qëndrimin në Superiore.

Aventura në Rrogozhinë? Tek Egnatia kalova 6 muaj shumë të mirë, po merrnim rezultate por pastaj kalova një lëndim që më mbajti gjatë jashtë fushave dhe në verë u largova.

Ku përjetohet më shumë futbolli, në Shijak apo Rrogozhinë? Të them të drejtën me gjithë zemër përjetohet më shumë në Shijak. Ka më shumë tifozë sic shihet në cdo ndeshje kemi pasur një numër shumë të madh të tifozëve që na kanë përkrahur dhe e kemi shijuar në maksimum.”-tha Ademi.