Myrto Uzuni nuk ndalet dhe lë përsëri shenjë në kamapionatin spanjoll me fanellën e Granadës. Sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit, sot ka shënuar golin e 19-të në kategorinë e dytë spanjolle, duke qenë gjithnjë e më shumë i shkëputur në kreun e renditjes në garën për golashënuesin më të mirë.

Në ndeshjen e sotme ndaj Ponferradina, Uzuni ia doli të prishte barazinë në shifra në minutën e 70 të sfidës, falë një goditje nga pika e bardhë e penalltisë.

Bomberi shqiptar i tregua i saktë në tentativën e tij, duke lënë në vend portierin për të shënuar golin e avantazhit 1-0.

Ky ishte goli i 19 për sulmuesin shqiptar, i cili ka tashmë një avantazh prej 7 golash nga ndjekësi më i afërt që ka në këtë renditje dhe duket gjithnjë e më afër fitores së “Këpucës së Artë” në La Liga 2.