Çiklistet e Vllaznise e kane nisur me nje paraqitje te mire serine e aktiviteteve te ketij viti. Ne trofeun e Dites se Veres te zhvilluar sot ne Elbasan, ata jane paraqitur shume mire duke qene nje garanci per rezultate pozitive edhe ne garat e ardhshme.

Nder çiklistet shkodrane paraqitjen me te mire e ka bere Marçelo Kola. Ne garen e te rriturve, ai eshte shkeputur pak kilometra para finishit bashke me dy sportiste te tjere dhe ne fund ka mberritur i dyti duke qene ndoshta i pafat sepse me pak kujdes mund te ishte shpallur edhe fitues i kesaj gare.

Pak metra me prapa ka mberritur edhe grupi i dyte i çiklisteve ku serish nje tjeter sportist i Vllaznise Bruno Kola eshte renditur ne grupin e me te mireve.

Nderkohe mire eshte paraqitur edhe çiklisti tjeter i Vllaznise Bekim Tafili i cili ka konkurruar ne garen e junioreve dhe ka qene i pafat teksa ne finish eshte renditur i katerti duke e humbur podiumin e kesaj gare per pak te qindtat e sekondes.

Ne kete menyre, gara e pare e vitit per çiklistet e Vllaznise ka shkuar ne menyren e duhur dhe ata tashme do te behen gati per te dyten, ate qe do te zhvillohet vetem pas pak ditesh ne qytetin e Kavajes./SHKODRA-SPORT.COM/