Egnatia ka larguar disa lojtare gjate ketyre diteve dhe ato po zevendesohen me te tjere dhe gjate dites se sotme kane firmosur me tre te tjere, mes te cileve edhe lituanezin Gytis Paulauskas.

Nje futbollist i cili ka ardhur ne Shqiperi fale nderhyrjes se menaxherit shkodran Alsid Tafili. Ka qene vete ky i fundit qe ka postuar foto bashke me lojtarin dhe me presidentin e Egnatias Agim Demrozi.

Tafili siç kemi bere te ditur edhe me perpara, ka disa kohe qe ka nisur te kryejne rolin e menaxherit duke punuar per kompanine e manaxhimit “DV Sportconsult” teksa kane kryer nje numer te konsiderueshem transfertash dhe e fundit eshte kjo e sulmuesit lituanez.

Paulauskas është 23 vjeç dhe është aktivizuar vetëm me skuadrën e Riteriait në kampionatin vendas. Dallohet per aftesite e tij goditese ne portat kundershtare dhe rrogozhinasit kane shume besim se me te do te sigurojne golat e munguar.