Spostimi i ndeshjes nga Shkodra në Korçë ka sjellë një zhurmë jo të vogël në ambjentin sportiv shqiptar. Dikush mendon se kjo ka qenë e qëllimshme për të favorizuar Skënderbeun por tek Vllaznia padyshim që mendojnë ndryshe sepse ajo nuk ka patur zgjidhje tjetër pasi u gjendën të papërgatitur nga mosliçensimi i fushës “Reshit Rusi”. Në fakt, gazetari i njohur sportiv Fatmir Mëneri e konsideron si të pakuptimtë një vendim të tillë. “Nuk e kuptoj pse nuk u liçensua kjo fushë edhe sivjet.

Jo më larg se një javë më parë kam qenë prezent në fushën sportive “Reshit Rusi” në një aktivitet që u zhvillua atje dhe ajo çfarë konstatova ishte se nuk kishte ndonjë ndryshim për mirë në këtë fushë në krahasim me një vit më parë. Por nga ana tjetër, ishin të njëjtat kushte si vjet, asgjë nuk kishte ndryshuar për keq. Prandaj nëse kjo fushë u liçensua një vit më parë, duhej të ishte liçensuar edhe sivjet sepse ndryshe lë vend për keqkuptime”- ka thënë Mëneri në emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH.

© shkodrasport.com