Mungesa e tifozeve ne shkallet e stadiumit “Loro Boriçi” po i ben pershtypje te gjithe Shqiperise dhe ne fakt te gjithe duan te thone diçka sepse u duket mosprania e shkodraneve ne shkallet e stadiumit per te mbeshtetur Vllaznine.
Gazetari i njohur sportiv Fatmir Mëneri duke folur ne lidhje me kete çeshtje gjate emisionit “Rubrika Sportive” eshte shprehur me tone kritike per tifozet duke thene se Shkodra i ka borxh Vllaznise.
“Akoma nuk eshte kthyer ajo Vllaznia e bukur sepse skuadra ka oshilacionet e veta, por eshte nje skuader qe te kenaq kur e sheh duke luajtur.
Por ajo qe me ben pershtypje eshte mungesa e tifozeve. Une pata nje takim edhe me drejtorin e Vllaznise Djarmati i cili me tha se kishin provuar te benin edhe ulje drastike te çmimit te biletave, por serish tifozet nuk kane ardhur ne stadium.
Tifozet mungojne edhe ne stadiumet e tjera, por kur mungojne edhe ne Shkoder, kur Vllaznia eshte shquar gjithmone per mbeshtetjen e madhe te tifozeve te saj.
Ndoshta me duket pak e tepruar, por me duhet ta them. Vllaznia i ka dhene shume Shkodres dhe une gjykoj qe Shkodra i ka borxh Vllaznise”- eshte shprehur Meneri./SHKODRA-SPORT.COM/