Lajm i hidhur te Real Madrid. Lëndimi i Arda Guler në stërvitjet paraseonzlae te Real Madridi duket më serioz se sa që mendohej.

U raportua fillimisht se talenti turk ka pësuar vetëm një goditje të lehtë në kërdhokulla, mirëpo tani gjendja është më serioze.

Real Madridi ka lëshuar një njoftim për Guler, duke thënë se ai do të rikthehet në Madrid për një ekzaminim më të detajueshëm.

“Pas analizave që i janë bërë lojtarit tonë Arda Guler, ai është konstatuar me lëndim të meniskut të brendshëm të gjurit të djathtë”.

“Lojtari do të udhëtojë në Madrid në orët e ardhshme për të vazhduar me trajtimin specifik”, thuhet në komunikatën e Los Blancos.

Ai pritet të mos luajë në asnjë ndeshje parasezonale, duke bërë që debutimi i tij të shtyhet edhe më tej në fanellën e bardhë./telesport/