Vllaznia ndonëse me mungesa lojtarësh, disa të dëmtuar e disa të pezulluar nga klubi, është e motivuar dhe nën drejtimin e trajnerit Agim Canaj dhe stafit të tij është përqendruar te takimi që do të zhvillojë nesër me shijakasit.

Shkodranët do të kenë në portë të riun Kristi Qarri, shtatlarti 18-vjeçar që do të bëj debutimin me skuadrën e parë, ndërsa shkodranët do të synojnë që të mos munden me Erzenin, pasi edhe me një fitore sigurojnë matematikisht Superioren dhe mbyllin sezonin.

Aktualisht shkodranët kanë 31 pikë, ndërsa janë edhe pesë ndeshje për t’u luajtur. Shkodranët kanë komanduar thuajse tërë sezonin Grupin A të Kategorisë së Parë, ndërsa pavarësisht oscilacioneve e problemeve të vazhdueshme apo dhe presioneve ndaj stafit që edhe këtë sezon nuk kanë munguar, te kuqeblutë duket se po e realizojnë misionin për rikthimin në elitën e futbollit shqiptar.

Edhe ne ndeshjen e neserme kuqeblute do te kerkojne fitoren per te mbyllur kesisoj kete sezon qe mund te konsiderohet i suksesshem, pavaresisht se jo i denje per kategorine ku kane marre pjese.